Drafti i Asociacionit në komunat në veri të Kosovës, reagimi i paprecedentë i Rusisë: Do të privonte serbët
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka publikuar një deklaratë të papritur për draftin e propozuar nga ndërkombëtarët për Asociacionin e Komunave Serbe. Kremlini pretendon se drafti do ta privonte serbët në veri.
“Bashkimi i propozuar i Bashkësisë së Komunave Serbe në sistemin e qeverisjes kosovaro-shqiptare do ta privonte atë nga funksionet e rëndësishme ekzekutive.
Nuk ka asnjë alternativë të qëndrueshme ndaj kuadrit ligjor ndërkombëtar ekzistues për arritjen e një zgjidhjeje.”- thuhet në reagim.
Marrëdhëniet e shëndetëshme mes Rusisë dhe Serbisë janë evidente, kjo e fundit madje as nuk e ka sanksionuar për agresionin në Ukrainë tashmë prej 1 viti e gjysmë. Faktori ndërkombëtar nuk ka marrë asnjë masë ndaj Serbisë për këtë vendim të sajin.