BotaKryesore

Draft-rezoluta e Parlamentit Evropian për Rusinë dënon edhe sjelljen e Serbisë

Në Parlamentin Evropian pak pas orës 12:00 ka nisur një seancë e jashtëzakonshme për situatën në Ukrainë, përkatësisht agresionin e Rusisë mbi këtë vend.

Me një fjalim përmes video-lidhjes, deputetëve të PE-së u është drejtuar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, gjë që është pritur me ovacione.

Në fund të debatit, pritet të hidhet për votim edhe një rezolutë që do të dënojë agresionin rus mbi Ukrainën dhe sipas mediave serbe, në një paragraf është përfshirë edhe Serbia, si i vetmi vend evropian që ka refuzuar t’i bashkohet botës perëndimore për t’i vënë sanksione aleates së saj, Rusisë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Aty përmendet edhe fjala pasojë për këtë mosrespektim të BE-së nga ana e Serbisë. Serbia, zyrtarisht synim ka integrimin evropian.

“Përveç dënimit më të ashpër të ‘agresionit ushtarak të Rusisë’, mbështetjes për Ukrainën dhe thirrjes së BE-së për të forcuar sanksionet kundër Moskës zyrtare, projekt-rezoluta, e cila do të votohet sot, përmban gjithashtu një paragraf me të cilin Parlamenti Evropian thekson pasojat e mosrespektimit të sanksioneve të BE-së nga ana e Serbisë”, ka shkruar agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, që thotë se ka siguruar draftin e kësaj rezolute.

“Parlamenti Evropian shpreh keqardhjen për mospërputhjen e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, e cila është e dëmshme për procesin e saj të pranimit. Ne theksojmë pritshmërinë që vendet kandidate për në BE do të jenë në përputhje jo vetëm me kriteret e BE-së, por edhe me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, thuhet në tekstin e rezolutës, në pjesën për Serbinë.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Projekt-rezoluta, në 46 paragrafë, “dënon fuqishëm agresionin ushtarak e të paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar dhe pushtimin e Ukrainës nga Federatës Ruse, si dhe pjesëmarrjen e Bjellorusisë në këtë agresion”.

Qëkur nisi pushtimi i Ukrainës, ndaj Rusisë janë vënë një sërë sanksionesh, nga BE-jam, por edhe nga SHBA-ja, Kanadaja e shtete tjera demokratike.

Serbia ka refuzuar të dënojë agresionin e Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *