Dosja Veliaj, një e penduar drejtësie rrëfen korrupsionin e kryebashkiakut dhe gruas së tij. Kush është gruaja që u thye nga SPAK dhe zbërtheu skemën?
Për herë të parë që nga krijimi i tij si institucion, SPAK ka një të penduar të drejtësisë që rrëfen për Korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Dje kjo ka ndodhur në hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Një prej të njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës ka rrëfyer, në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
E penduara Adela Kondakçiu ështe truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK cdo të dhëna kundër ciftit.
Ajo është ndërkohë e pandehur, por në fund të procesit lehtësohet nga masa e dënimit sipas ligjit.
SPAK ka në duar ndërkohë dëshmitë e 97 personave, dhjetra kontrata, balance, si dhe biseda të nxjerra nga telefonat e sekuestruar dhe përmes tyre do të provojë akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të pandehurve të tjerë.
Rruga Press

