KryesoreLajme

Dosja “Ndragheta”/ Biznesmeni italian i penduar: Ministri shqiptar i korruptuar mbronte trafikun e drogës

“Një ministër shqiptar i korruptuar mbronte trafikun e drogës”. Rrëfimi bëhet nga një i penduar i drejtësisë italiane, i cili po gjykohet në kuadër të dosjes hetimore të pagëzuar “Rinascita-Scott”.

Aksioni që goditi një rrjet trafiku ndërkombëtar droge nisi në vitin 2016 dhe arrestimet e fundit u kryen në vitet 2019 dhe 2020, kur u vunë në pranga edhe disa shqiptarë. Mbi 300 persona u arrestuan, mes tyre edhe drejtues të mafies famëkeqe “Ndrageta” në komunën Vibo Valentia. Ndaj tyre vijon procesi gjyqësor që cilësohet ‘Maxi Processo’ – emërtim i njëjtë me atë të ndodhur në vitet ’90 në Itali, që çoi pas hekurave kryemafiozin Toto Riina.

Dëshmia e të penduarit

Mediat italiane kanë zbardhur së fundmi dëshminë e një të penduar që zbulon se si një ministër shqiptar mbronte trafikun e drogës.

Lexo më shumë  Filmi ku luan shqiptarja Luana Bajrami merr Oscar

Antonio Guastalegname, 53-vjeç dhe sipërmarrës nga Vibo Marina, ka treguar për hetuesit italianë se ishte Valerio Navarra lidhja mes trafikantëve shqiptarë dhe mafiozëve italianë (i cilësuar nga hetuesit njeri i afërt me bosin e Ndragetas në Zungri, Antonio Giuseppe Accorinti).

Për trafikantët shqiptarë, Guastalegname thotë se “kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare”. “Nëse më kujtohet mirë, subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm, megjithatë ishte një figurë e rëndësishme politike shqiptare”, shprehet i penduari.

Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se e ka mësuar nga një trafikant me emrin Eduard ose Robert në një udhëtim Firence-Bolonja.

“Më propozoi që drogën e tyre ta shisja direkt unë, pa ndërmjetës, në sheshet e Piemontes dhe për të më joshur theksoi lehtësinë me të cilën mund të organizonin importin e ‘barit’ duke pasur mbështetjen e qeverisë shqiptare për shkak të së cilës ata mund të lëviznin sasi të mëdha droge pa pasur frikë nga kontrollet”, rrëfen i penduari.

Lexo më shumë  Ministri Gashiani viziton Brezovicën, përcjellë aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Drejt Malit”

Për hetuesit, personi që bëri propozimin është Robert Lazaj (i arrestuar në 2019), i lindur në Shqipëri në vitin 1972. Siç raportojnë mediat italiane, identitetin e ka konfirmuar edhe i penduari kur nga hetuesit i është treguar për identifikim fotografia e shqiptarit: “Konfirmoj, nënvizon Guastalegname, se ky është personi të cilit i referohesha dhe është i afërt me ministrin e qeverisë shqiptare, të cilët siguronin mbrojtje në këto trafiqe”. /boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *