Lajme

Dosja i kaloi në SPAK, Mediu kundërshton vendimin e Apelit për hapjen e hetimit, dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, këtë të hënë ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit të Mediut.

Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

Lexo më shumë  “Duam paratë tona”, gjermanët dhe italianët e mashtruar nga Forex hapin gjyqe në Shqipëri

Më tej, mbrojtja Mediut argumenton se vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka prishur një vendim të Gjykatës së Lartë.

Për mbrojtjen, ndjekja penale për rastin është e parashkruar për shkak të viteve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *