KryesoreLajme

Dosja Balluku/ SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë

Dosja “Balluku”. Kontrolle të reja janë kryer lidhur me çështjen që lidhen me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorë të saj.

Mësohet se Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë. Mes personave që u janë kontrolluar banesat dhe ambientet e punës por edhe të banimit të drejtuesve të kompanive ndërtuse.

Lexo më shumë  Sot në veri të Kosovës nuk ka vrasës, terroristë, trafikantë e kriminelë. Politikani dhe aktivisti serb Nikola Sanduloviq, një nga zërat më kritikë ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit, ka kërkuar që të dielën të votohet Albin Kurti

Mësohet se është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesa e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, banesa e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie si dhe banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Mes personave që janë kryer kontrolle është edhe Sindi Dushku, ish-vartësja e Ballukut.

Lexo më shumë  Diaspora voton, deri në ora 13:00 votuan 36,89 për qind e votuesve të regjistruar

Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë.

YouTube player