Dosja amerikane/ Rama në siklet: Dorian Duçka ka punuar për mua pa pagesë
Edi Rama ishte në siklet të madh sot para mediave teksa u pyet për dosjen amerikane në të cilën akuzohet ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal për të cilin kryeministri i Shqipërisë ka thënë se është miku i tij.
Por i pyetur nga gazetarët për dy personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje, shqiptarët Agron Nezaj e Dorian Duçka, Rama dha këtë përgjigje.
‘Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit, ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen, nuk ka asgjë nga këto. Aty nuk përmendet kryeministri, aty thuhet se çfarë thotë njëri dhe tjetri, dhe vetë hetuesit thonë një gjë tjetër, që hetimet kanë përfunduar për mosdeklarim. Fola për zotin Agron, i cili e përsëris se vjen nga lëvizja demokratike, shok i të ndjerit, Azem Hajdari, fis i Besnik Mustafajt, dhe njerëz të nderuar pa dyshim. Përsa i përket personit tjetër ka qenë zv/ministër i energjetikës në koalicionin e 2013 dhe më pas ka punuar pranë meje, pa pagesë’, tha Rama.
Rruga Press