Dortmundi në bisedime për Brojën
Finalisti i Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund është në bisedime me Chelsean për sulmuesin shqiptar Armando Broja.
“The Sun” shkruan se Dortmundi dëshrion ta ketë në skuadër sulmuesin e Shqipërisë për edicionin e ardhshëm. Bëhet e ditur se interesimi i Dortmundit ka joshur edhe sulmuesin shtatlartë. Chelsea ka kërkuar rreth 60 milionë euro për Brojën.
Sulmuesi 22-vjeçar në shkurt të këtij viti u huazua nga Chelsea te skuadra e Fulhamit.
Ai në edicionin aktual në 26 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.
Rruga Press