KryesoreLajme

Doracakët për edukimin seksual – LVV – Abdixhikut: E keni goditur veten, kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Një ditë më parë lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbështetur vendimin e drejtoreshës së arsimit Jehona Lushaku Sadiu për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukatë Seksuale dhe Shëndeti riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës.

Abdixhiku ka sugjeruar që të gjitha komunat e Kosovës të marrin hapa të ngjashëm dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre, dhe kështu, siç tha ai të mbrojnë fëmijët tanë nga eksperimentet e pushtetit!.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Kryetari i LDK-së po ashtu gjatë një tubimi me qytetarë ka folur për këtë çështje, gjersa duke iu referua pushtetit tha “Mbani duart larg fëmijëve! Mbani duart larg familjeve!”.

E lidhur me këtë ka reaguar sot zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Ai në një postim në Facebook, ia ka bashkëngjit edhe një video të ish-ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

“Kështu ndodhë kur preokupim nuk e ke fëmijën, nxënësin e familjen, por goditjen ndaj Qeverisë dhe VETËVENDOSJE!-s. E kështu ndodhë po ashtu që kur dëshiron ta godasësh tjetrin, në fakt e ke goditur veten”, shkruan Bajrami.

YouTube player