KryesoreSport

Donjeta Sadiku në finale të Kupës së Botës në boks – Kosova ka siguruar tashmë medalje

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në Kupën Botërore që po mbahet në ‘Feliks Stamm’ të Polonisë.

Boksierja është kualifikuar në finalen e madhe të këtij turneu duke mundur italianen Rebecca Nicoli në duelin gjysmëfinale.

Sadiku pas fitores ndaj italianes, është shprehur shumë e lumtur më suksesin e arritur. Ajo thotë se mezi e pret finalen dhe shpreson në medaljen e artë.

Lexo më shumë  Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene

“Sot arrita fitoren e dytë në Poloni. Jam shumë e lumtur. E kam pasur përball një boksiere mjaft të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam arritur deri këtu”.

“Finalen e presë më padurim dhe më shumë entuziazëm. Kam ardhur për të artën. Shpresoj së do të stolisem më medalje të artë”, ka thënë Donjeta Sadiku.

Ndërkohë në çerekfinale, boksierja kosovare triumfoi ndaj polakes Alesandra Jankowiak, me rezultat 5:0.

Lexo më shumë  Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
YouTube player