Bota

Donbasi nuk mjafton/ Putini urdhëron ushtrinë të vazhdojë edhe më tej ofensivën në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar ministrin e tij të Mbrojtjes të vazhdojë ofensivën në Ukrainë, pasi Rusia pushtoi qytetin e Lysychanskut.

Putini u shfaq në televizionin rus duke u bërë thirrje forcave në frontet tjera për të ndjekur qëllimet e tyre sipas “planeve të miratuara më parë”.

Tani i gjithë rajoni i Luhanskut është në duart e Rusisë, shkruan BBC-ja të martën.

Lexo më shumë  Sa njerëz kanë humbur jetën deri më tani në luftën Pakistan-Afganistan?

“Ushtarët tani janë zhvendosur në pozicione të reja të fortifikuara”, tha kryetari i këtij rajoni, Serhiy Haidai për BBC-në. “Humbja e qytetit dhe dhënia e kontrollit të Luhanskut Rusisë ishte e dhimbshme. Kjo është vetëm një betejë që kemi humbur, por nuk e kemi humbur luftën”.

Ai kërkoi më shumë armë nga Perëndimi për të kompensuar avantazhin rus.

Rruga Press

Lexo më shumë  Donald Trump kërcënon të deportojë aktorin Robert De Niron, pas fjalimit që ai mbajti në Oscar
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *