Doli hapur në mbështetje të Putin, Parlamenti Evropa gati sanksionet Dodikut
Parlamenti Evropian këtë të martë pritet që të shqyrtojë situatën e krijuar në Bosnjë Hercegovinë pas deklaratave të anëtarit të presidencës Milorad Dodik, dhe vendosjen e sanksioneve ndaj tij.
Sipas BE-së, shqyrtimi do të përdorë të gjitha instrumentet, përfshirë sanksionet, për të kapërcyer krizën politike, por masat e forta kërkojnë që të gjithë të votojnë pro.
“Në janar, Këshilli i Ministrave të Jashtëm diskutoi për Bosnjën dhe më pas thamë se BE-ja është e gatshme të zbatojë të gjitha instrumentet, duke përfshirë sanksionet për të kapërcyer krizën politike. Megjithatë, për çdo sanksion, u takon vendeve anëtare që të vendosim me konsensus, nuk do të komentojmë kurrë këto debate derisa të merret një vendim”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.
Ndër të tjera Stano është shprehur se institucionet e Brukselit janë të shqetësuar për situatën në Bosnjë.
Sipas tij Bashkimi Evropian dënon të gjitha hapat e njëanshme që cenojnë integritetin e vendit dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të veprojnë në mënyrë konstruktive.
Deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviç, thotë se pas situatës në Ukrainë, të gjithëve e kanë të qartë se ka solidaritet mes zyrtarëve evropianë për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Në këtë sfond, duhet të ketë vende që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, kështu që Dodik duhet të informohet se duhet të kthehet në institucione dhe të pranojë pozicionin në të cilin ai përfaqëson Bosnjën. Meqenëse Bosnjë Hercegovina ka një qëndrim të qartë për solidaritetin me Ukrainën, sanksionet mund të vendosen, vetëm ai do të ketë probleme personale”, ka thënë ai.
Më herët në Bashkimin Evropian nuk kishte një qëndrim të unifikuar për sanksionet ndaj Milorad Dodik, por me luftën në Ukrainë, prioritetet në BE kanë ndryshuar.
Rruga Press