Dokumenti/ Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë vendimin për miratimin e Abetares së përbashkët
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë kanë nënshkruar vendimin për miratimin e librit të përbashkët të Abetares.
“Sipas këtij vendimi, teksti i vetëm i përbashkët “Abetare” duhet të përfshihet në katalogun e teksteve shkollore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Lexo më shumë “AKI ka goditur spiunazhin serb” - Maqedonci flet për spiunët dhe luftën hibride serbe
Shtëpitë botuese të cilat do të punojnë tekstin “Abetare” janë “Dukagjini” në Kosovë dhe “Botime Pegi” në Shqipëri.
Diskutimi për Abetaren e përbashkët kishte filluar në mbledhjen e dy qeverive në nëntor të vitit 2021.


Rruga Press

