Bota

Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Ushtarëve të Koresë së Veriut që luftojnë për Rusinë u janë dhënë dokumente të rreme ushtarake me emra dhe vendlindje ruse, ka njoftuar ushtria ukrainase mes pretendimeve se Rusia po përpiqet ta fshehë praninë e luftëtarëve të huaj në fushëbetejë.

Forcat e operacioneve speciale të Ukrainës deklaruan se kishin vrarë tre ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë dhe sekuestruan dokumentet e tyre.

“Dokumenteve të tyre të identifikimit ushtarak u mungonin të gjitha vulat dhe fotot, emrat patronimikë janë dhënë në rusisht dhe vendi i lindjes është shkruar si Republika e Tuvës”, deklaruan forcat duke iu referuar një rajoni rus në Siberinë jugore në kufi me Mongolinë.

“Por nënshkrimet në dokumente janë në gjuhën koreane, gjë që tregon origjinën e vërtetë të këtyre ushtarëve”, shtuan ato.

“Ky rast konfirmon edhe një herë se Rusia po përdor çdo mjet për të fshehur humbjet e saj në fushën e betejës dhe për të fshehur praninë e huaj”, përfunduan forcat speciale ukrainase.

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

Bëhet e ditur se përllogaritjet e inteligjencës amerikane, ukrainase dhe koreano-jugore tregojnë se numri i ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi është nga 11,000 deri në 12,000, disa prej të cilëve tashmë janë angazhuar në operacione luftarake së bashku me dhjetëra mijëra forca ruse për të ndihmuar në rikuperimin e pjesëve të Kurskut të marra në një ofensivë ukrainase në gusht, shkruan CNN.

Trupat e Koresë së Veriut duket se kanë pësuar humbje të mëdha në rajon, sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, pasi zyrtarët në Kiev akuzojnë Rusinë se po përpiqet të fshehë përfshirjen e tyre.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se Koreja e Veriut ka parë “disa qindra” viktima – të vrarë dhe të plagosur – në Kursk që nga tetori.

Një ligjvënës i Koresë së Jugut tha se rreth 100 ushtarë të Koresë së Veriut besohet se janë vrarë dhe pothuajse 1,000 janë plagosur që kur u vendosën në Kursk, sipas agjencisë së inteligjencës së vendit.

Lexo më shumë  NASA gati për fluturimin historik në atmosferën e Diellit – a do t’i mbijetojë anija temperaturave ekstreme?

Ndërkohë forcat speciale të Ukrainës thanë se, në vetëm tre ditë, 50 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë dhe 47 u plagosën ndërsa luftonin përkrah trupave ruse në Kursk.

Megjithatë, as Moska e as Pheniani nuk e kanë pranuar kurrë zyrtarisht praninë e trupave të Koresë së Veriut në Rusi.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po përpiqet të fshehë humbjet e trupave të Koresë së Veriut në fushën e betejës, duke përdorur taktika ekstreme për të maskuar identitetin e ushtarëve koreano-veriorë të vrarë në luftime.

“Rusët po përpiqen të djegin fytyrat e ushtarëve të Koresë së Veriut të vrarë në betejë”, tha Zelensky në një deklaratë së bashku me një video që supozohet se tregon ushtarë rusë që u vënë zjarrin trupave të ushtarëve të Koresë së Veriut.

Rruga Press

YouTube player