Dokumentari i regjisorit shqiptar mes finalistëve të çmimeve “Nastri d’Argento”
Protagonistët e mëdhenj të muzikës dhe kinemasë, që nga Caterina Caselli te Ornella Vanoni dhe Lucio Dalla, nga Monica Vitti te Nino Manfredi, Gigi Proietti dhe Marina Cicogna dhe më pas, në kinemanë e realitetit, të drejtat civile dhe vitet ’70 dhe ndryshimet e saj të thella shoqërore. Janë rreth 40 dokumentarët finalistë në listën e shkurtër të çmimeve “Nastri d’Argento” në Itali akorduar nga Sindikata Kombëtare e Gazetarëve Kinematografike.
Finalistët u zgjodhën mes 150 filmave të publikuar në vitin 2021 dhe u shqyrtuan nga bordi kombëtar i saporinovuar në një panoramë veçanërisht të pasur me tema, histori dhe personazhe që nuk harron ngjarjet aktuale në një vit ende kritik, të nënshkruar nga dëshmitë e lidhura me prezente, në një ferment të veçantë krijues duke marrë parasysh kushtet kritike që përjeton kinemaja për shkak të efekteve të pandemisë.
Krahas kinemasë së reales, ndër titujt finalistë (në rubrikën Kinema, Shfaqje, Kulturë dhe Dokufilm) ka edhe një prodhim që kujton, për shembull, në shenjën e kujtesës Sergio Corbucci në dëshminë e gjatë të Quentin Tarantino në Django & Django, por edhe Federico Fellini, Ennio Flaiano, kinemaja e Lucio Fulci dhe Cecilia Mangini, dhe më pas një udhëtim në Ferrara në Kopshtin e Finzi Contini, një homazh për Giorgio Bassanin dhe Vittorio De Sica.
Dhe më tej “Scalfari”, një udhëtim sentimental nga Enrica dhe Donata Scalfari, historia e bukur e një kinemaje të gjetur në rrënojat e historisë së “Makina e imazheve nga Alfredo C.” (La macchina delle immagini di Alfredo C. ) nga Roland Sejko dhe tradita e një teatri antik të trashëguar me Kukulla siciliane nga Cùntami.
Tashmë është shpallur “Nastro” për Dokumentarin e Vitit për “Ennio”, filmi që Giuseppe Tornatore dëshironte të xhironte për jetën dhe karrierën e Morricone.
Ndër çmimet që do të ndahen janë gjithashtu “Nastro della legalità” në bashkëpunim me Festivalin “Trame” dhe Çmimin “Valentina Pedicini” në bashkëpunim me CSC – Shkolla Kombëtare e Kinemasë Sede Sicilia. /Përkthyer nga La Reppublica /
Rruga Press