Lajme

(Dokument) Doli në dosjen e agjentit të FBI-së, oligarku rus, Oleg Deripaska mori 20 mln € nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përfitoi tre tendera gjatë viteve 2019-2021

Oleg Deripaska, rusi që doli në dosjen e ish-agjentit të FBI-së dhe që kishte shtrirë investimet në Shqipëri, nuk është ndalur vetëm me kaq. Nga dokumentet e mëposhtme shihet se Deripaska ka përfituar edhe 20 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes 3 tenderave të dhëna mes viteve 2019-2021. FSHZH e drejtuar nga Dritan Agolli në vitin 2019 ka shpallur fituese kompaninë e oligarkut rus “Trema Engieenering 2” për rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit Korçë-Përrenjas. Vlera e tenderit është afro 10 milionë euro.

Një vit më vonë, në 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i jep një tjetër tender të njëjtën kompani. Këtë herë bëhet fjalë për 2 milionë euro për ndërtimin e rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane të Shijakut në kuadër të procesit të rindërtimit. Në vitin 2021, oligarku rus merr një tjetër tender me vlerë rreth 8 milionë euro nga FSHZH për rikonstruksionin e segmentit rrugor Peshkëpi, hyrja e qytetit të Selenicës.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Vetëm tre ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës.

McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *