Bota

Doktrinë e re për mbrojten e qytetarëve europianë

Qytetarët evropianë duan të ndihen të mbrojtur nga Bashkimi Europian, dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të bëhet një ofrues më i mirë i sigurisë, tha këtë të mërkurë kryediplomati, Joseph Borrell.

“Europa duhet të ofrojë siguri sepse kjo është ajo që duan qytetarët europianë – të mbrohen nga Unioni Europian”, tha Borrell, duke komentuar draftin për Mbrojtjen e përbashkët të Unionit.

“Qytetarët duan që shtetet anëtare të përmirësojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse në mënyrë që të jenë më efektive dhe duam që të projektojmë fuqinë Europiane në botë, sepse siguria jonë fillon shumë larg kufijve tanë dhe varet nga siguria e partnerëve tanë”, tha kryediplomati.

Për Borelin bota nuk është më e njëjta dhe kërcënimet vijnë nga kudo në mënyra të ndryshme – nga toka, deti, janë kërcënime hibride dhe kibernetike.

Një nga propozimet është krijimi i një force të përbashkët të ndërhyrjes ushtarake deri në vitin 2025 me një forcë prej 5,000 trupash, duke përfshirë komponentët tokësorë, ajrorë dhe detarë.

Ka qenë kriza në Afganistan ajo në Libi, sipas shumë analistëve, bashkë me deklaratat gjatë presidencës së Trumpit për NATO-n dhe mbrojtjen e përbashkët që e kanë përshpejtuar këtë ide europiane.

Por, sërish, ka një mungesë kapacitetesh nga vendet europiane, mungesë logjistike dhe inteligjence, ndaj aleanca e NATO-s e udhëhequr nga SHBA do të vijojë të mbetet përgjegjëse kryesore për mbrojtjen kolektive të Europës.

Europianët kanë edhe bekimin e amerikanëve për të krijuar kapacitetet e tyre të pavarura ushtarake. Ka qenë një bisedë e presidentit Biden me homologun francez Macron muajin e kaluar që ka hedhur edhe hapat e parë për një aleancë më të fortë euro-amerikane, ku BE-ja argumenton se mund të jetë një aleat më i dobishëm për Shtetet e Bashkuara nëse zhvillon kapacitete të pavarura ushtarake.

Arkitektura e mbrojtjes europiane ndryshoi me daljen e Britanisë nga BE-ja, ndërkohë që pritet një angazhim më i madh nga Parisi dhe Berlini./Oranews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *