Lajme

Doganierët e Portit të Durrësit filmohen duke marrë ryshfet. Në skemë dhe vëllai i këshilltarit të Ramës

Një investigim i punës në Doganën e Durrësit ka vërtetuar katërcipërisht korrupsionin kapilar në dogana. News24 ka siguruar pamjet e disa rasteve të marrjes së ryshfetit të pastër në portin e Durrësit, ku përveç korrupsionit flagrant cenohet siguria kombëtare dhe interesat e ligjshëm të shtetit, duke i lënë në duart e subjekteve private vulat zyrtare.

Një super skandal pasi pamjet nuk lënë vend për dyshim se kemi të bëjmë me një rrjet të mirëfilltë i shtrirë në të gjitha strukturat e doganës, ku çdo hallkë e sistemit është e lidhur me njëra-tjetrën në funksion të ryshfetit.

Me sektorët e hetimit dhe informacionit që janë pjesë e kësaj skeme. Për t’u nënvizuar është se të gjitha rastet e marrjes së ryshfetit bëhen nëpër zyra dhe sportele doganore, nën monitorimin e qindra kamerave të sigurisë, por të pashqetësuar doganierët marrin haptas paratë.

Në një video duket shefi i turnit te sektori i eksporteve në Portin e Durrësit, Drini Maxhari, që merr paratë nga subjektet private

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Shefi i turnit te eksportet: Hajde mo këtu (merr lekët)

Qytetari: Për katër eksporte

Shefi i turnit te eksportet: OK

Qytetari: Mirupafshim!

Edhe në të paktën dy raste të tjera shefi i turnit te eksportet në doganën e portit të Durrësit Drini Maxhari merr përsëri paratë e ryshfetit.

YouTube player

Në rrjetin e ryshfetit janë dhe të afërmit e drejtuesve më të lartë të qeverisë së rilindjes. Doganieri i kontrollit fizik të importeve në portin e Durrësit, Skerdilajd Palnikaj, vëllai i Dritan Palnikaj, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ish-drejtor i Shërbimit të Brendshëm të Burgjeve dhe aktualisht këshilltar i kryeministrit Rama, siguron subjektin privat pas marrjes së ryshfetit se nuk do ketë pengesa në futjen e mallin në territorin shqiptar.

Doganieri Skerdilajd Palnikaj: Jepja letrat, ka shumë mundësi që do vish prapë te mua. (Afron dorën dhe merr paratë)

Qytetari: Mirëbesim

Doganieri Skerdilajd Palnikaj: Ok

Qytetari: Në rregull

Doganieri Skerdilajd Palnikaj: Po erdhe, pa merak ta mbyllim direkt.

Qytetari: Rrofsh!

Burime të sigurta brenda doganave garantojnë se në dijeni të situatës janë të gjithë drejtuesit dhe strukturat e hetimit dhe ato të informacionit të brendshëm, që bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Burimet thonë se nuk ndërhyhet pasi kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë në formë organigrame, ku doganierët në terren paguajnë haraçin te shefat e turnit për çdo deklaratë doganore, këta të fundit kalojnë pjesën takuese te drejtorët e degëve, të cilët nga ana tyre duhet të përgjigjen te zyrat qendrore tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Kjo skemë nuk funksionon vetëm në portin e Durrësit, por zbatohet në çdo pikë doganore në vend. News24 disponon materiale të tjera me zë dhe figurë që dëshmojnë korrupsionin në doganën e Durrësit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *