Lajme

Dogana sekuestron Ferrarin 250 mijë eurosh në Prishtinë

Një automjet i tipit “Ferrari 499 GTB” në vlerë prej rreth 250 mijë euro është sekuestruar të enjten nga zyrtarët doganorë. 

Siç është bërë e ditur nga Dogana, automjeti i sekuestruar është i regjistruar jashtë vendit. 

“Oficerët doganorë pas ndalimit të automjetit kanë kuptuar se personi që ishte në posedim të automjetit është banor i Kosovës, i cili ka vepruar në kundërshtim të normave të Kodit Doganor dhe Akcizave që rregullojnë administrimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit. Si rezultat, oficerët sekuestruan automjetin për të nisur procedurat relevante administrative kundër poseduesit. Automjeti i sekuestruar është një Ferrari 499 GTB, me një vlerë të tregut të vlerësuar rreth 250,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës. 

Lexo më shumë  Maqedonci: Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me komandën e ushtrisë amerikane

Sipas dispozitave ligjore, bëhet e ditur se automjetet e regjistruara jashtë vendit me targa të rregullta lejohen në Kosovë vetëm nëse përdoren nga pronarët e tyre të ligjshëm gjatë qëndrimeve të përkohshme. 

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të posedojnë ose të përdorin automjete të regjistruara jashtë vendit në këto rrethana”, thuhet në njoftim.

YouTube player