Dogana sekuestron 750 pula që dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia
Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë sekuestruar 750 pula që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia përmes rrugëve ilegale.
Në njoftimin e doganës thuhet se të enjten kanë ndaluar një automjet transportuar me targa vendore dhe gjatë kontrollit të tij është vërejtur se kishte të ngarkuara 750 pula të gjalla, pa asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë. Rasti mbetet të procedohet nga njësitet e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Rruga Press