KryesoreLajme

Dogana kap mbi 4 mijë euro mallra të kontrabanduara në autobusin e linjës Serbi-Kosovë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli rutinë, oficerët Doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, parandaluan tentim kontrabandimi e mallrave përmes autobusit në pikëkalimin kufitar në Jarinje.

“Në momentin e hyrjes së një autobusi të linjës Serbi-Kosovë, i cili kishte si destinacion Kosovën, u zbuluan mallra të fshehura në një nga hapësirat e tij. Mallrat e zbuluara, të cilat ishin të pa deklaruara, përfshinin: produkte ushqimore, mbathje sportive, si dhe produkte tjera tekstili. Vlera totale e mallit që ka tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës është 4,793.48 Euro”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lexo më shumë  Policia aksion në veri, gjen sërish armë, antiplumb ushtarak, municion dhe mjete të tjera ilegale

Më tej në njoftim thuhet se autobusi është dërguar në terminalin doganore të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e stafit doganor dhe policor për një kontroll të hollësishëm.

“Mallrat e pa deklaruara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim. 

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Dyshimet/ Epstein punonte për KGB dhe Mossad: VIP-at futeshin në kurth me vajza ruse