KryesoreLajme

Dogana e Kosovës thyen rekordin historik, ka mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës sivjet ka thyer rekordin historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra.

Kjo rritje sipas Doganës, përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit.

Dogana ka treguar edhe disa faktorë për mbledhjen e të hyrave rekorde prej 1 miliard euro.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 1 gusht 2024, Dogana e Kosovës ka arritur një sukses historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra. Kjo arritje përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit tonë, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar proceset dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve tona. Vlen te theksohet se qe nga themelimi i doganës e deri tani kjo është hera e parë që me datën 1 gusht arrihet kjo shumë.

Lexo më shumë  Shkolla e mesme profesionale e Tetovës me ekpozitë në Tiranë të quajtur “Copëza Arti”

Ky rekord i ri është rezultat i një kombinimi faktorësh, duke përfshirë:

Përmirësimin e procedurave Doganore: Implementimi i sistemeve të reja dhe teknologjive për të thjeshtuar dhe shpejtuar proceset doganore ka luajtur një rol kyç në arritjen e këtij suksesi.

Lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal: Masat e intensifikuara dhe bashkëpunimi me agjencitë tjera të zbatimit të ligjit kanë kontribuar në uljen e kontrabandës dhe evazionit fiskal, duke rritur të hyrat.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takim ekipe të misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe KiE

Transparenca dhe edukimi publik: Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe edukimi i qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e përputhshmërisë me ligjet doganore ka rezultuar në një përputhshmëri më të lartë dhe, rrjedhimisht, në të hyra më të larta.

Drejtori I përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, shprehu mirënjohjen për stafin e Doganës dhe për partnerët strategjikë që kanë ndihmuar në arritjen e këtij suksesi: “Ky është një moment i rëndësishëm për Doganën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë, mbledhja e 1 miliard eurove të hyra është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit të Doganës së Kosovës”.

Rruga Press

YouTube player