Dogana e Kosovës rekord të ardhurash, mbledh më shumë se 700 milionë euro
Dogana e Kosovës ka mbledhur këtë vit gati 30 për qind më shumë të ardhura nga viti i kaluar.
Sot është tejkaluar shumë prej 700 milionë euro të ardhura, një rekord që arrihet për herë të parë.
“Dogana e Kosovë sot ka tejkaluar 700 milionë euro të ardhura dhe kjo paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të ardhurave.
Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milionë euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% më shumë, pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milionë”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.
Rruga Press