Dogana e Kosovës me rekord të hyrash deri në mes të majit – 500 milionë euro
Dogana e Kosovës ka regjistruar të hyra rekorde për periudhën nga janari deri në mes të muajit maj, është bërë e ditur në një komunikatë për media të premten.
Sipas njoftimit, për herën e parë, nga 1 janari e deri më 19 maj, Dogana ka arritur të kalojë shifrën e 500 milionë eurove të hyra.
Në krahasim me vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë, Dogana ka mbledhur 15 për qind më shumë apo 66 milionë euro.
Edhe projeksioni buxhetor i mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 është tejkaluar me 6.11 për qind më shumë.
Rruga Press