Lajme

Dogana dhe Policia e Kosovës me aksion anti-kontrabandë në veri

Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficerët doganorë, të asistuar nga Policia e Kosovës, të shtunën në orët e para të mëngjesit kanë realizuar kontrolle në tri lokacione në veri të vendit.

“Ky operacion ka filluar në orët e para të mëngjesit ku qëllimi ishte të kontrollohen bizneset të cilat operojnë në rajonin e Zubin Potokut, respektivisht dy lokacione në fshatin Zupce dhe një tjetër në fshatin Uglar. Operacioni ka pasur qëllim kontrollin e bizneseve për shmangie të tatimit si dhe veprimtari ilegale të kontrabandimit të mallrave. Operacioni ka rrjedhur pa asnjë incident”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Dogana e Kosovë ka njoftuar se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e menqura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurtë dhe gjithashtu ofron mundësi për verifikim të kilometrave të automjeteve të importuara nga muaji Shtator”, përfundon njoftimi.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *