Dodiku largohet nga Bosnja e Hercegovina, policia kufitare po heton sesi i kërkuari u largua nga vendi
Policia kufitare e Bosnje-Hercegovinës ka hapur një hetim se si dhe ku i arratisuri nga drejtësia dhe lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka kaluar kufirin e atij vendi dhe ka shkuar në Serbi të hënën, pavarësisht se ndaj tij është lëshuar një urdhër policor, ndërsa të gjithë pyesin se si ka mundur të ketë ndodhur kjo, shkruan 24sata.hr.
Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës urdhëroi paraburgimin dhe lëshoi një urdhërarrest për Dodik, kryeministrin e Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiq, për shkak të faktit se refuzuan t’i përgjigjen ftesave për seancën e kryer nga Prokuroria e Bosnjës për përfundimin e hetimeve penale.
Fletë-arresti, i cili aktualisht është e vlefshme për territorin e Bosnje-Hercegovinës, i detyron të gjitha agjencitë policore në atë vend që të arrestojnë Dodikun, Vishkoviqin dhe Stevandiqin kur t’i hasin dhe t’ia dorëzojnë policisë gjyqësore, transmeton Telegrafi.
Kjo vlen edhe për policinë kufitare, pjesëtarët e së cilës gjejnë dhe ndalojnë pothuajse çdo ditë persona për të cilët janë lëshuar urdhërarrest nga disa gjykata të vendit gjatë kontrolleve të rregullta të kalimit kufitar.
Por, pavarësisht urdhër-arrestit, Dodik disi arriti të kalonte kufirin pa pengesa të hënën dhe të paraqitej në Beograd, ku ishte me Aleksandar Vuçiqin në një tubim të organizuar nga qeveria e tij.
Rruga Press