BotaKryesore

Dodiku kërcënon hapur: Republika Srpska drejt ndarjes nga Bosnja

Vetëm pak ditë pas paraqitjes së tij në Prokurorinë e Bosnje e Hercegovinës për akuzat mbi sulmin ndaj rendit kushtetues të shtetit, Milorad Dodik, presidenti i entitetit Republika Srpska, rikthehet me deklarata të hapura separatiste. Në një tubim të mbajtur në Nevesinje, ku përkujtohej kryengritja e serbëve kundër Perandorisë Osmane,

Dodik shfrytëzoi momentin për të artikuluar qartë ambiciet për shkëputjen e Republika Srpska-s nga Bosnja dhe bashkimin me Serbinë – një retorikë e njohur që rrezikon jo vetëm stabilitetin e brendshëm, por edhe paqen në rajon.

Lexo më shumë  Putini autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani. Përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

Nevesinje shënoi të dielën 150-vjetorin e kryengritjes së serbëve në rajon kundër Perandorisë Osmane. Në tubim po marrin pjesë udhëheqës të Republikës Srpska, si dhe zyrtarë nga Serbia fqinje.

Dodik nuk mund ta “humbte mundësinë” për të folur për shkëputjen e RS-së. Ai deklaroi se qëllimi historik i popullit serb duhet të jetë bashkimi i Republika Srpska-s dhe Serbisë.

Ai tha se elita serbe duhet të bashkohet dhe të përcaktojë “qëllimet kombëtare dhe shtetërore”.

“Ne kemi nevojë për unitetin tonë, lidershipin e padiskutueshëm dhe shtetet e forta. Ne duam të ndërtojmë platformën tonë me Serbinë, jo me boshnjakët dhe kroatë”, tha Dodik.

Ai theksoi se “serbët sot kanë dy shtete – RS dhe Serbinë”.

“Kjo nuk është BeH. Sa më shumë që qëndrojmë aty, aq më shumë do ta humbasim identitetin tonë. Pse duan ata nga Sarajeva që ne të jetojmë me ta, nëse duan të na vjedhin diçka çdo ditë”, tha Dodik.

YouTube player