Bota

Dodiku do bashkëpunim me ‘hekurudhat ruse’ të sanksionuara se transportojnë tanke në frontin e Ukrainës, ata kanë zyrë edhe në Serbi

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik u takua së fundi me drejtorin e kompanisë shtetërore ruse “RZD International”, një degë e “Russian Railways”, e cila është nën sanksione nga Bashkimi Evropian, SHBA dhe vende të tjera për rolin e saj në pushtimin e Ukrainës.

Pas takimit të mbajtur në mes të tetorit, Dodik ka shkruar në profilin e tij në Twitter se ka biseduar me Mansurbek Sultanov, drejtor i “RZD International”, për “përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e transportit hekurudhor në Srpska”.

“Modernizimi i sistemit hekurudhor Srpska dhe ndërtimi i hekurudhave të reja janë një projekt kapital me rëndësi strategjike për të gjithë shoqërinë dhe ekonominë. Jam i bindur se përmes këtij bashkëpunimi ‘Hekurudhat e Republikës Srpska’ do të arrijnë një nivel të lartë”, ka shkruar Dodik.

Siç thuhet në komunikatën e zyrës së Presidentit, Sultanov e informoi Dodikun për projektet që kjo kompani “i zbaton në mbarë botën, por edhe në Ballkan, me theks të veçantë në Serbi, ku janë realizuar projekte të rëndësishme në fushën e infrastrukturës hekurudhore”.

Lexo më shumë  Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit sllovak

Interesimi i ndërsjellë është shprehur për projektet që përfshijnë modernizimin dhe rindërtimin e “Hekurudhës së Republikës Srpska”.

Në vitin 2022, Mansurbek mori Urdhrin e Miqësisë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për “kontributin e tij të madh në forcimin e bashkëpunimit midis Rusisë dhe Serbisë në fushën e transportit”.

Në faqen e kompanisë “RZD International” shkruhet se “janë një firmë inxhinierike e themeluar në kuadër të “Russian Railways” që ofron një sërë shërbimesh ndërtimi në fushën e trafikut hekurudhor”. Selia e “RZD International” është në Moskë, por kanë një zyrë në Beograd.

“Hekurudhat ruse” janë nën sanksionet e disa vendeve, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimet për të ndaluar biznesin me këtë kompani shtetërore ruse kryesisht pasuan fillimin e pushtimit të përgjithshëm të Federatës Ruse në Ukrainë më 24 shkurt 2022.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Në shpjegimin e sanksioneve, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njofton se “Hekurudhat Ruse” është e përfshirë në mbështetjen e qeverisë ruse si një subjekt që ushtron biznes në sektorin e transportit, i cili është me rëndësi strategjike.

“Duke mundësuar transportin e ushtrisë ruse, automjeteve ushtarake dhe armëve drejt kufirit me Ukrainën, “Hekurudhat Ruse” ofron mbështetje për aktivitetet që destabilizojnë Ukrainën ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e saj”, thuhet në përshkrimin e sanksioneve të publikuara në mars 2022.

Bashkimi Evropian ka sanksionuar flukset financiare në lidhje me “Hekurudhat ruse” dhe mundësinë e dorëzimit të pajisjeve hekurudhore.

Detektor ka shkruar më parë për bashkëpunimin e autoriteteve të Republikës Srpska me organizata dhe kompani të sanksionuara nga Rusia, shkruan gazeta express.Zyra e Presidentit të Republikës Srpska nuk iu përgjigj kërkesës për koment deri në publikimin e tekstit.

YouTube player