Dodik pas takimit me Escobarin: Është përjashtuar mundësia e luftës
Anëtari serb i Presidenicës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, pas takimit me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit Gabriel Escobar, ka thënë se kanë qenë në pajtim se përjashtohet opsioni i luftës.
Dodik ka thënë se as ai dhe asnjëri në Republika Srpska nuk e ka shqyrtuar si opsion luftën.
“Në biseda kishin disa tema. E para prej tyre është atmosfera e nxehtë që lidhet me përmendjen e vazhdueshme të gjitha mundësive të konfliktit dhe luftës. Ai dhe unë besojmë se kjo është një temë që nuk ka bazë reale. Në këtë drejtim është e qartë se as unë e asnjëri në Republika Srpska nuk e kemi quajtur luftën opsion. Ne jemi dakord që duhet ruajtur stabiliteti dhe paqja në rajon. Unë thash që ata që tundin armët duhet t’u nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare”, tha Dodik raporton “Dnevni Avaz”.
Sa i përket “Ballkanit të Hapur”, Dodik ka thënë se është pro saj.
Rruga Press