Lajme

Dodik akuzon përfaqësuesit boshnjakë që takuan Kurtin

Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë, Milorad Dodik, e ka quajtur kërcënim për sovranitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati në Paris me kryetarin e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiq dhe anëtarin Denis Beqiroviq.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim Kurti ka theksuar nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, përfshirë atë për lëvizjen e lirë me letërnjoftime.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Duke e komentuar këtë takim, Dodiku ka thënë se “Beqiroviqi dhe Komshiqi udhëheqin një politikë hipokrite dhe se takimi i tyre me Kurtin është pjesë e serisë së provokimeve të paramenduara”.

Ai ka thënë se Komshiqi dhe Beqiroviqi janë të gatshëm “ta njohin atë që s’e njeh Bosnja dhe Hercegovina”.

“Në rastin e BeH-së, ata përpiqen t’i japin leksione presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për integritetin territorial dhe sovranitetin, dhe kur bëhet fjalë për provincën jugore serbe, ata ‘e harrojnë’ këtë dhe sulmojnë direkt integritetin e Serbisë”, ka thënë Dodik për “Srna”. “Gjithashtu kur përmendet bashkimi paqësor i Bosnje e Hercegovinës, ata kanë gojën plot për sovranitet dhe ‘shtetin’ e Bosnje dhe Hercegovinës, por janë të gatshëm të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Serbisë”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
YouTube player