Lajme

“Do t’i mbrojmë shtëpitë me dhunë”, protesta në ‘5 maj’: Bashkia po bën ndërtuesin

TIRANË – Banorët e lagjes “5 maj” këmbëngulin se nuk tërhiqen nga arritja e marrëveshjes me bashkinë e kryeqytetit për banesat e tyre.

Njëri prej banorëve u shpreh për mediat se është i gatshëm të mbrojë fizikisht banesën e tij përderisa bashkia nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me ta për kompensimin e prishjes së banesave.

“Nuk do lejojmë fizikisht, qoftë edhe me dhunë fizike do ndërhyhet përderisa nuk kemi ardhur në marrëveshje. Përderisa bashkia merr përsipër dhe firmën për të bërë ndërtuesin, edhe ne nuk e lejojmë bashkinë pa ardhur në marrëveshje me ne”, tha njëri prej banorëve të “5 majit”.

Lexo më shumë  Kurti në Vushtrri: Gjyshërve që do të kujdesën për fëmijët prej moshës 1 deri në 3 vjeç, nga 100 euro çdo muaj

Një tjetër qytetar i “5 majit” theksoi se përderisa bashkia kërkon marrëveshje me banorët, atëherë do të thotë se ata janë “të ligjshëm”.

“Të jesh i paligjshëm nuk të pyet njeri, ai të vjen e të nxjerr jashtë. Përderisa kërkojnë firmën do të thotë se jemi të ligjshëm”, deklaroi banori.

Prej mëse 3 javësh, banorët e “5 majit” kundërshtojnë me protesta prishjen e banesave të tyre, e cila do t’i hapë rrugën projektit të rindërtimit të zonës. Por, mospublikimi i projektit nga bashkia si dhe mosarritja e marrëveshjes me banorët kanë ngritur zemërimin e tyre./syri/

Lexo më shumë  Sheehan: Për të kundërshtuar narrativat ruse, Ukraina ta njohë Kosovën

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *