Lajme

“Do të nisim fushatë çnjohjeje”, Ministri i Jashtëm serb i drejtohet Kosovës: Beogradi di se çfarë bën

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikola Selakoviq ka kërcënuar Kosovën se do të nisin një fushatë “çnjohje” për pavarësinë e saj, nëse Prishtina nis fushatë për njohjen e vendit. RTS shkruan se Selaković është shprehur se nëse Kosova nuk arrin që t’i përmbahet marrëveshjes së Washingtonit, ata e dinë se çfarë do të bëjnë (duke iu referuar Beogradit).

“Marrëveshja e Washingtonit krijoi një zotim që Beogradi nuk duhet ta drejtojë ndonjë fushatë “çnjohjeje” dhe që Prishtina të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare ose të drejtojë ndonjë fushatë të re për njohje. Ne po i përmbahemi detyrimeve tona dhe do t’i mbajmë ato, dhe nëse ato shkelen nga ana tjetër ne e dimë se çfarë të bëjmë”– tha Selaković.

Lexo më shumë  Pjesëtarët e njësisë speciale në Veri, Osmani: Dërgim mund të thuhet vetëm nëse i dërgojmë në shtet tjetër

Ai gjithashtu theksoi fjalët e Presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili tha se akush nuk duhet të nënvlerësojë fuqinë e Serbisë.

Ajo që është e qartë për të gjithë është se kur të bini dakord për diçka me Beogradin, ajo përmbushet dhe do të jetë kështu edhe në të ardhmen”, u shpreh Selakovic.

Marrëveshja e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë u arrit në 4 shtator të vitit të kaluar. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për Normalizimin Ekonomik.

Lexo më shumë  Si është të jesh shqiptar në Serbi?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *