‘Do të hapim akademi barinjsh’, reagon ministrja Frida Krifca: Është një keqkuptim i ndodhur dhe me artikulimin e fjalës akademi
Pas deklaratës se do të hapnin akademi barinjsh, dhe kritikave që e pasuan, ka ardhur reagimi i ministres së Bujqësisë Frida Krifca.
Krifca sqaron se ‘është një keqkuptim i ndodhur dhe me artikulimin e fjalës akademi.
Në lidhje me fjalën akademi kjo është një eksperiencë që nuk e kemi shpikur por e kemi parë në disa vende, Zvicra Anglia Spanja e kanë një qasje drejt zgjidhjes së problemit të migrimit të njerëzve nga profesioni i bujkut të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështetje në formimin e tyre për ti angazhuar në këtë profesion.’
‘E kemi konsultuar dhe me donatorët, që si drejtoreshë e azhbr jam konsultuar dhe me universitetin bujqësor, që në 2018 kemi filluar të mbështesim stanet.
Është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë dhe ta ndihmojmë për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Kjo jo e shprehur vetëm në blegtori dhe zanatin e barinjve por dhe në zanatin e fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë. Ky ishte sqarimi që doja të bëja’, tha Krifca.
Rruga Press