Lajme

Do të aplikojnë për subvencionin e naftës, fermerët në Korçë ngjeshën në radhë

Dita e parë e aplikimeve për subvencionin e naftës ka shkaktuar radhë në Korçë.

Siç duket edhe nga pamjet, mëngjesin e sotëm, dhjetëra fermerë janë vendosur pranë zyrave të kësaj drejtorie, në pritje për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e naftës.

Drejtori i zyrës vendore, Vullnet Gjolla u ka bërë thirrje fermerëve që të mos shpejtohen pasi ka afat deri në 20 ditë dhe aplikimet bëhen edhe online në çdo moment.

Por disa prej tyre, nuk duan të rrezikojnë duke u nisur nga eksperienca që kanë pasur një vit më parë. Duke folur për kamerat e Euronews Albania, fermerët janë ankuar se përveç radhës së gjatë dhe orëve të shumta në pritje ata kanë edhe një problem tjetër, subvencioni i naftës nuk është i mjaftueshëm.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Madje një prej fermerëve është shprehur se akoma nuk kanë marrë subvencionin e naftës për vitin e kaluar.

“Naftën kemi të vitit të kaluar që nuk e kemi marrë. Erdha këtu, pastaj nuk më merrnin në telefon. Unë ja dhashë kartën e identitetit, nuk më morën në telefon. Kam ardhur shpesh herë po nuk ma kanë dhënë,”-tha një prej tyre.

Këtë të hënë u hapën aplikimet për fermerët që synojnë të subvencionohen me naftë në bujqësi. Në Lushnjë, rajonin më të madh bujqësor në vend, ka pasur qindra fermerë që janë dyndur pranë pikave të aplikimit që në orët e para të mëngjesit.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Ndryshe nga një vit më parë, këtë herë skema e subvencionimit të karburantit vendos disa kritere kufizuese siç është sipërfaqja e tokës, e cila duhet të jetë mbi 1 hektarë, të jetë me dokumente pronësie apo kontrata qiraje etj.

Ndonëse aplikimi bëhet dhe në e-Albania, shumë fermerë thonë se nuk mund ta kryejnë këtë proces online, ndaj paraqiten fizikisht pranë agro-pikave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *