Bota

Dmytro Kuleba: Moska po përgatit një fushatë dezinformimi që synon mediat dhe politikanët

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka paralajmëruar se Moska po përgatit një fushatë dezinformimi që synon mediat dhe politikanët e huaj.

Sipas Sky News, ai tha se lajmet e rreme të publikuara nga mediat e Kremlinit mund të shpërndahen përmes emailit me qëllim që të keqinformojnë njerëzit rreth Ukrainës.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Rusia e di se furnizimet me armë janë thelbësore për Ukrainën dhe mobilizon të gjitha përpjekjet për t’i ndaluar ato. Moska do të përgatisë një fushatë masive informacioni që synonte mediat dhe politikanët e huaj. Fabrika e tyre e lajmeve jo të vërteta mund ti dërgojë nëpër emaile dhe me këtë të nxisë komente me informacione të pavërteta për Ukrainën. Mos ju besoni,” -shkruan Kuleba në Twitter.

Komentet vijnë pasi Kuleba u kërkoi fuqive të NATO-s të dërgojnë armë, duke përfshirë automjete të blinduara. Ai gjithashtu bëri thirrje që liderët e huaj të shkojnë më tej në ndërprerjen e lidhjeve me Kremlinin.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *