Bota

“Djemtë tanë po mbahen”, thotë kreu ushtarak i rajonit të Luhanskut

Pas disa javësh zjarri të pandërprerë artilerie dhe sulmesh ajrore, trupat ukrainase,sipas kreut të administratës ushtarake të saj, po rezistojnë në një brez qytetesh në rajonin e Luhanskut.

Serhiy Hayday tha në televizionin ukrainas se situata ishte e vështirë.

“Përpjekjet më të mëdha të bëra nga armiku janë që të depërtojnë në Popasna dhe drejtimin e Severodonetsk dhe Voievodivka. Këtu ata vendosën sasinë më të madhe të trupave dhe pajisjeve të tyre.”

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Ky është vendi ku numri më i madh i bombardimeve, raketave dhe sulmet ajrore janë konstante, është thjesht një situatë e tmerrshme. Djemtë tanë po mbahen, ne presim ndihmë, përforcime”, tha ai.

Hayday tha se forcat e artilerisë dhe raketave ruse po mbështeteshin nga kontraktorë ushtarakë privatë të ngarkuar me udhëheqjen e çdo sulmi tokësor. “Ka grupin Wagner, ka Kadirovitët (çeçenë), por ata kanë të bëjnë kryesisht me krijimin e videove për TikTok dhe pastaj janë ushtarakët e LPR-së (Republika Popullore e Luhanskut)”, tha ai.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Hayday tha se bombardimet ruse të së premtes kishin shkaktuar dëme të rënda në Hirske, Popasna dhe Severodonetsk.

Në Severodonetsk jetojnë ende rreth 15,000 njerëz, ku pesë ndërtesa shumëkatëshe u goditën të premten nga bombardimet, tha Hayday. Qyteti Zolote ishte goditur rëndë gjithashtu, tha ai.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *