KryesoreLajme

Djegia e shtëpisë në veri, kryeministri Kurti: Kryesit e veprës do të ndiqen nga organet e drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për djegien e shtëpisë në lagjen “Berxhani” në Mitrovicën Veriore.

I pari i Qeverisë tha se kryesit e kësaj vepre do të ndiqen nga organet e drejtësisë.

“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës, ne do të bëjmë sanimin e këtij dënimi, ndërkaq ata të cilët e bëjnë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshimtë që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, deklaroi Kurti.

Lexo më shumë  Përkrahja për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Ndahen 4.4 milionë euro për 167 biznese

Ndryshe, në një shtëpi në veri të Mitrovicës dyshohet se është hedhur koktej molotovi, ku si pasojë është përfshirë nga zjarri dera e hyrjes së shtëpisë.

Rruga Press

YouTube player