KryesoreLajme

Ditën e premte protestohet për dhunën ndaj fëmijëve

Para disa ditësh në Kamëz një vajzë 6-vjeçare është dhunuar sistematikisht nga i ati i saj.

Kontrollet e mjekëve kanë nxjerrë shenja të dhunës gjithandej në trup, në organet e brendshme por edhe në organin gjenital. Mamaja e vajzës e cila ishte në djeni të të gjithë situatës jep një deklaratë skandaloze duke thënë se ” e bëntë nga malli që kishte për vajzën”.

Lexo më shumë  Peci: Po hartohet plan për zhvillimin e Liqenit Akumulues të Mitrovicës

Vajza shprehte sjellje të çuditshme edhe në shkollë, por askush nuk e kishte pyetur apo të ishte shqetësuar për të. Si neglizhecë e vazhdueshme që kanë mësuesit në Shqipëri, por edhe mungesë e psikologëve nëpër shkolla, vajza 6-vjeçare u bë pjesë e dhunës së radhës nga familja e saj.

Të premten për t’i thënë “BOLL” dhunës ndaj fëmijëve dhe vajzave, qytetarët do protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë në orën 11:00, ditën e premte.

Lexo më shumë  'Bashkia e Tiranës i mban paratë', Gazetarja: Qeverisje që dështon në investime dhe transparencë

Thirrje çdo kujt për bashkim!

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *