Bota

Ditë e tensionuar për Volkswagenin, do të njoftojë mbylljen e fabrikave në Gjermani

E mërkura pritet të jetë ditë e tensionuar në kompaninë gjermane të veturave, Volkswagen. Në selinë e saj pritet të mbahet takimi me punëtorët ku do të propozohet shkurtimi i vendeve të punës, përfshirë mbylljen e disa fabrikave në Gjermani për të arritur objektiv ambicioz fitimi, shkruan Reuters.

Zyrtari kryesor financiar Arno Antlitz dhe shefi i markës VW, Thomas Schaefer, do të mbajnë fjalime duke detajuar planet e prodhuesit të automjeteve në takimin në Wolfsburg, një qytet i vogël në Gjermaninë veriperëndimore që është bazë e Volkswagenit.

Lexo më shumë  Stoltenberg: NATO ka mundur të bëjë më shumë për të parandaluar luftën në Ukrainë

Përfaqësuesja e zgjedhur nga punëtorët, Daniela Cavallo, ka thënë se do të këmbëngulë kundër shkurtimit të vendeve të punës.

Volkswageni synon të mbyllë gjashtë fabrika në Gjermani në përpjekje për të ulur kostot prej 10 miliardë eurosh. Prodhuesi i automjeteve synon marzh fitimi prej 6.5 për qind për markën deri në vitin 2026, nga 2.3 për qind në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Lexo më shumë  Koreja e Veriut zotohet për thellim të raporteve me Rusinë

Mbyllja e fabrikave ka ardhur si ide pas shitjeve të dobëta të VW-së brenda dhe jashtë Gjermanisë.

YouTube player