KryesoreLajme

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, MAShTI dhe UP-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi, nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim mbështetjen e qëndrueshme dhe të vazhdueshme për promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të shkencave të albanistikës, me vëmendje të veçantë ndaj programeve të Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë Shqipe brenda Fakultetit të Filologjisë dhe të vepimtarive krijuese dhe kërkimore që lidhen me këto programe.

Me anë të këtij Memorandumi parashihet që MAShTI të ndajë bursa vjetore për studentët që regjistrohen në programet BA dhe MA në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në UP, në vlerë prej 1 mijë euro, përkrahja financiare e stafit akademik të cilët publikojnë artikuj shkencorë nga fusha e albanologjisë në revista me faktor ndikimi, mbeshtetja e projekteve shkencore të cilat promovojnë albanologjinë, etj.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Arbin Kurti, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni tha se, gjuha nuk është thjeshtë vetëm mjet komunikimi apo dije bisedore, është shumë më shumë se kaq, prandaj më së shumti mbase duhet ta mësojnë dhe studiojnë gjuhën shqipe, pikërisht ata të cilët pretendojnë se e dinë.

Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi se, ky Memorandum do të përkrahë stafin akademik për artikujt shkencor në fushën e albanologjisë në revistat me faktorë ndikimi, pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencor në seminare ndërkombëtare, të rinjtë të cilët vendosin të studiojnë në programet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe dhe projekte të ndryshme të cilat promovojnë albanologjinë.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Ndërsa, rektori Qerim Qerimi tha se, sot shumë gjuhë dhe kultura rrezikohen të humbasin tiparet e tyre dalluese, si pasojë e trysnisë së vazhdueshme të globalizmit dhe efekteve të tij, si dhe efekteve të gjuhëve dhe kulturave në botë.

Qerimi bëri të ditur se, ka një sërë nismash dhe aktivitetesh që do të mbështeten nga MAShTI dhe nga UP, për përkrahjen financiare të stafit akademik dhe studentëve, për veprimtarinë krijuese dhe studimore të programeve Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe.

Rruga Press

YouTube player