Lajme

Dita kundër korrupsionit/ Ambasada gjermane: Pengesa më e mëdhe e zhvillimit

TIRANË– Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Ambasada thekson se korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën dhe nuk ka vend në shoqëritë tona. Ndër të tjera ata thonë se korrupsioni nuk duhet të jetë më prezent.

Lexo më shumë  Gazetari kroat interviston dëshmitarin që thotë se pa Vuçiqin dhe Sheshelin duke marrë pjesë në vrasjen me snajperë në 'Sarajeva Safari'

POSTIMI:

Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit  Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”. Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona. Ne jemi #BashkeKunderKorrupsionit!”, deklaron ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

Lexo më shumë  Raporti i FMN: Shqipëria e 83-ta në botë për pasuri, e fundit në Evropë për mirëqenie

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *