Dita e tretë! Qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë, protestë për çmimet
Për të tretën ditë radhazi, qindra qytetarë janë grumbulluar para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Në foto shihet që ata mbajnë pankarta me mbishkrime të ndryshme. Qytetarët kërkojnë uljen e taksave dhe të çmimeve, të naftës e produkteve të tjera, deri në normalizimin e situatës.
Tubimet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në qytete të tjera si dhe janë shoqëruar me përplasje. Studentët e Universitetit Bujqësor bënë me këmbë rrugën nga Instituti drejt qendrës së Tiranës.
Rruga Press