Bota

Dita e transportit në Cop26, publikohet drafti i marrëveshjes në Glasgow

GLASGOW – Sot është dita e dhjetë e konferencës së Kombeve të Bashkuara për klimën në Glasgow të Skocisë dhe fokusi i samitit është transporti. Gjithashtu është publikuar edhe një draft-mrrëveshje përmbledhëse e Cop26 për të cilën vendet do diskutojnë dhe do bien dakord ose jo.

Si pjesë e Marrëveshjes së Parisit , vendet kanë rënë dakord të përpiqen të kufizojnë ngrohjen globale në 2 C, idealisht në 1.5 C, për të frenuar shkatërrimin e klimës dhe të paraqesin planet e tyre të veprimit se si do ta arrijë këtë secili.

Në ditën e saj të dhjetë agjencia e OKB-së për klimën ka publikuar një draft të parë të vendimit politik që vendet do të nxjerrin në fund të samitit COP26 për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5C. Negociatorët nga afro 200 vende tani do të punojnë për të arritur një marrëveshje përfundimtare përpara se samiti të përfundojë të premten. Draft-marrëveshja prej shtatë faqesh, e publikuar gjashtë orë më vonë se sa pritej, fokusohet në përshtatjen e vendeve në zhvillim ndaj ndryshimeve klimatike dhe çështjet e diskutueshme të financimit pasi vendet më të varfra pretenduan se kombet më të pasura nuk po kontribuonin sa duhet.

Dokumenti thotë se përmbushja e qëllimit për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 C, të cilin vendet u zotuan të përpiqen ta ndjekin sipas marrëveshjes së Parisit për klimën, ka nevojë për veprim kuptimplotë dhe efektiv në “këtë dekadë kritike” , por eko-aktivistët e kanë akuzuar tashmë marrëveshjen se po e shtyn problemin deri në vitin e ardhshëm. Dokumenti u bën thirrje vendeve që të përshpejtojnë fazën e largimit nga qymyri dhe subvencioneve për lëndët djegëse fosile, por nuk ka data apo objektiva të përcaktuara për këtë çështje.

Lexo më shumë  Ukraina godet depon e naftës ruse në Krimenë e pushtuar

Në ditën e transportit, protestuesit kanë kërkuar një transport publik më të mirë dhe me  një fokus më të madh në mënyrat e transportit të “qëndrueshëm”, pa dëmtuar ambjentin, si çiklizmi dhe ecja, të cilat janë anashkaluar kryesisht nga zyrtarët. Sindikatat hekurudhore të Mbretërisë së Bashkuar kanë bërë thirrje për një rritje masive të shpenzimeve për shërbimet dhe infrastrukturën hekurudhore, dhe shkurtime të thella të tarifave, në një përpjekje për të zhvendosur njerëzit nga makinat e tyre në trenat me zero karbon.

Shkencëtarët thonë se për të arritur objektivin 1.5C duhet që emetimet globale të reduktohen me 45 për qind deri në vitin 2030 dhe të shkojnë në zero deri në mesin e shekullit. Një rritje mesatare e temperaturës globale prej vetëm 2 gradë Celsius mund të nënkuptojë se një miliard njerëz do të preken nga nxehtësia dhe lagështia fatale. Ky parashikim vjen pasi analizat tregojnë se bota është në rrugën e duhur drejt ngrohjes 2.4 gradë Celsius bazuar në premtimet aktuale për veprim deri në vitin 2030.

Lexo më shumë  Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake – thotë kryeministri Fico

Në ditën e djeshme, pra ditën e nëntë fokusi ishte gjinia, shkenca dhe inovacioni. Në fokus ka qënë edhe disa nga shembujt më të mirë të barazisë gjinore në veprimin klimatik. Sipas një deklarate të lëshuar nga organizatorët, samiti do të tregonte disa nga shembujt më të mirë dhe më të ndritshëm të barazisë gjinore në veprimin klimatik, duke dërguar një mesazh se koha për zbatimin e përgjegjshëm gjinor është tani.  Gjithashtu u shpallën nismat e reja të mbështetura nga koalicionet globale të kombeve, bizneseve dhe shkencëtarëve. Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Sir Patrick Vallance, nënvizoi rolin kritik të shkencës dhe inovacionit për t’i mundësuar çdo vendi të aksesojë mjetet që i nevojiten për të reduktuar menjëherë emetimet në përputhje me objektivat e marrëveshjes së Parisit dhe për t’iu përshtatur efekteve të ndryshimeve klimatike që po shikojmë. Alok Sharma dhe Anne-Marie Trevelyan mbajtën veprimtarinë plenare të Ditës Gjinore të shoqëruar nga Little Amal, kukulla 3.5 metra që udhëtoi 8,000 km në mbështetje të refugjatëve. Nancy Pelosi, ishte në mesin e folësve të tjerë të profilit të lartë që foli në këtë ngjarje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *