Dita e themelimit – Ekspozohen paisjet edhe njësitet policore në sheshin e Prishtinës (FOTO)
Në 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ky institucion ka filluar me aktivitete në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Skënderbe”, në Komunën e Prishtinës.
Po ashtu, të gjithë qytetarët e Kosovës nga ora 10:00 kanë mundësinë që t’i vizitojnë të gjitha stacionet policore që është quajtur edhe “Porta e Hapur’’, për nder të kësaj dite.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe Drejori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës nga ora 11:00, pritet t’i vizitojnë njësitet policore.




Rruga Press