Lajme

Dita e Presidentit/Osmani takon një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, flasin për sfidat dhe progresin e Kosovës

Në Ditën e Presidentit, presidentja Vjosa Osmani, ka pritur një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në bashkëbisedim me zyrtarët e lartë ushtarakë e civilë nga 12 shtete të botës, Osmani ka folur mbi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e shtetësisë dhe demokracisë në Kosovë.

Lexo më shumë  Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

“Sot, Kosova është një shtet paqedashës dhe demokratik falë vendosmërisë së popullit tonë për liri dhe kontributit që aleatët tanë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dhënë procesit të shtetndërtimit sonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidentja dhe përfaqësuesit e Kolegjit kanë diskutuar edhe për sfidat edhe progresin e Kosovës si dhe angazhimin e përbashkët për t’i mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Lexo më shumë  ​Akademi për demonstratat e ’81-shit, Kurti: Shqiptarët në Jugosllavi ishin të shtypur

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *