KryesoreLajme

Dita e Pavrësisë së Ukrainës/ Kurti takon qytetarët ukrainas që jetojnë në Kosovë: Ukraina është mburojë e demokracisë evropiane

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur qytetarë ukrainas të cilët veprojnë e jetojnë në Kosovë.

Kurti ka shkruar se Kosova është bërë një shtëpi e dytë për ta.

“Me këtë rast shpreha vlerësimin e thellë dhe solidaritetin për punën e përpjekjet e tyre në një kohë kaq sfiduese. Sepse sot qëndresa e Ukrainës dhe qytetarëve të saj është e pashembullt dhe heroike. Ukraina është mburojë e demokracisë evropiane. Republika e Kosovës do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftës çlirimtare të Ukrainës për paqe, liri e demokraci, dhe përkrahëse e rezistencës e vendosmërisë së popullit ukrainas, në mbrojtje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të shtetit të tyre”, ka pohuar ai.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Kurti ka shkruar tutje “le të triumfojë lufta e drejtë për liri, kundër dhunës, brutalitetit dhe agresionit të pajustifikuar të Federatës Ruse. Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Ukrainën dhe të gjithë qytetarët e saj”.

Rruga Press

YouTube player