Dita e Pavarësisë, qindra qytetarë të Kosovës drejtohen drejt Shqipërisë
Qytetarët e Kosovës, me dhjetëra autobusë dhe mjete private, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë drejtuar për në Shqipëri për të qenë pjesë e festimeve të ditës së pavarësisë.
Ata kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, një ditë pas mbledhjes së dy qeverive ku shpallën në Elbasan, lehtësimin e kalimit kufitar për festat e nëntorit. Qytetarët shprehen se ka zgjatur shumë pak deri në tre minuta procedura në kufi dhe se nuk ka nevojë që të ketë kufij mes dy shteteve.
Policia kufitare e Morinit ka marrë masa për të mos krijuar radhë të panevojshme në kufi duke lehtësuar kalimin e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Sa i takon masave anti-covid ato mbeten në fuqi, ku qytetarët duhet të paraqesin ose pasaportën e vaksinimit, testin negativ që të jetë kryer në 72 orët e fundit, ose dëshmi që e kanë kaluar Covid në 6 muajt e fundit./a2
RrugaPress