Dita e parë te Juventusi, Bendtner: I gjeta të gjithë me cigare në tualet
Nicklas Bendtner ka provuar të luajë edhe për Juventusin. Sulmuesi danez kaloi te bardhezinjtë nga Arsenali në huazim, ndërkohë që tregon edhe çfarë ndodhi në ditën e parë në Torino.
“Nuk po arrija të gjeja çunat dhe ishte pak e çuditshme. Mbi të gjitha sepse ishte dita e parë me skuadrën, por më pas gjeta 10 apo 12 futbollistë në tualet që bisedonin, konsumonin duhan dhe kafe.
U surprizova, ishte diçka emocionuese që më bëri të mendoja se do të kisha një eksperiencë argëtuese te Juventus. A ishin me cigare edhe Pirlo e Buffon? Po, por çfarë mund t’i thuash atyre të dyve.
Nëse sheh karrierën, e kupton sa profesionistë janë. Etika profesionale që tregohej në fushë dhe atmosfera pozitive në dhomat e zhveshjes ishte e mrekullueshme dhe askush nuk e kishte problem konsumin e duhanit”, tregon Bendtner.
Rruga Press