Lajme

“Dita e Mbretit” – Basha: Kosova nuk e harron mbështetjen e madhe të Belgjikës

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës me rastin e Ditës së Mbretit.

“Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e sinqertë dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për të ardhmen evropiane”, ka shkruar .

Basha ka thënë se populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e madhe të Belgjikës gjatë viteve të vështira ’80 dhe ’90, miqësi kjo, që thotë se forcua me kalimin e kohës.

Lexo më shumë  Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përballen me policinë që mbronë paligjshmërinë e oligarkut

“Njëkohësisht, si shoqëri e si shtet jemi tejet mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar kryekuvendari.

Në emër të Kuvendit u ka shprehur urime popullit dhe institucioneve belge, si dhe Mbretit Philippe, në këtë ditë të rëndësishme të tyre kombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Hargreaves takohet me Haxhiun, mirëpret ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit 2026