Bota

Dita e gjashtë: Mijëra rumunë protestojnë kundër abuzimeve gjyqësore

Ditën e gjashtë e protestave që kërkojnë pastrimin e sistemit gjyqësor rumun pritet të mbahet të hënën, pasi mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit Bukuresht dhe qyteteve të tjera të dielën për të mbështetur gjyqtarët dhe prokurorët që denoncojnë keqpërdorime sistematike.

Rreth 700 gjyqtarë dhe prokurorë rumunë kanë nënshkruar një letër të hapur në rrjetet sociale, duke u ankuar për “dysfunksion të thellë dhe sistematik” në sistemin e drejtësisë.

Presidenti Nicusor Dan u përgjigj duke njoftuar se do të mbajë konsultime me anëtarët e sistemit gjyqësor më 22 Dhjetor, duke thënë se kur ka kaq shumë magjistratë që ankohen për “një problem integriteti në sistemin e drejtësisë, gjërat janë shumë serioze”.

Lexo më shumë  Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës

Letra erdhi pasi media e pavarur Recorder transmetoi javën e kaluar një dokumentar që pretendonte se gjyqtarët kryesorë, të mbështetur politikisht, përdorin boshllëqe ligjore për praktika joetike, duke përfshirë shpallje të dyshimta të pafajësisë, dhe se gjyqtarët ose prokurorët që ankohen shpesh përballen me masa disiplinore.

Gjyqtarët e organit mbikëqyrës të drejtësisë në Rumani thanë se dokumentari ishte një përpjekje për të destabilizuar sistemin gjyqësor.

Rreth 10,000 njerëz marshuan të dielën vonë në Bukuresht duke brohoritur “Drejtësi, jo korrupsion,” “Ju shohim” dhe “Pavarësi, jo bindje.” Mijëra protestues gjithashtu u mblodhën në qytete të tjera të Rumani.

Lexo më shumë  Presidenti Trump: "Harku i Triumfit" që po ndërtojmë do të jetë më i bukur se ai francez

Ekspertët ligjorë kanë thënë se një sërë ndryshimesh në vitin 2022 që u dhanë kryegjyqtarëve të organit mbikëqyrës gjyqësor kompetenca të pakontrolluara mbi vartësit e tyre, hapën rrugën për abuzimet për të cilat ankohen tani.

Brukseli e mbajti sistemin e drejtësisë të Rumanisë nën monitorim të veçantë pasi ajo u bashkua me BE-në në vitin 2007, por pasi ky monitorim u hoq në vitin 2023, ritmi i hetimeve kundër korrupsionit u ngadalësua dhe gjyqësori ka dhënë disa lirime nga akuzat të nivelit të lartë, të cilat kanë ngritur shqetësime se lufta kundër korrupsionit është zbehur.

Rruga Press

YouTube player